Bota Koronavirusi “ekzekuton” edhe bosin famëkeq të kartelit meksikan të drogës

Koronavirusi “ekzekuton” edhe bosin famëkeq të kartelit meksikan të drogës

Kreu i kartelit famëkeq të drogës meksikane Los Zetas, Moisés Escamilla May aka Fat May, ka vdekur nga koronavirusi në burgun më të ruajtur të Meksikës në shtetin e Jalisco.

Escamilla, 45 vjeç, po vuante një dënim 37-vjet burg për një numër mizorish, duke përfshirë edhe pengmarrjen e më pas vrasjen e 12 personave në Gadishullin Jukatán. Ai u arrestua në vitin 2008 dhe u diagnostikua me koronavirus dy ditë para se të vdiste nga problemet e frymëmarrjes.

Mediat lokale raportojnë se qindra njerëz ishin infektuar në burg.

Los Zetas janë një nga kartelet më të vjetra dhe më të mëdha të përqendruara në vendpushimin e famshëm të Cancún.