Bota Rusi, edhe zëdhënësi i Putin në spital me COVID-19

Rusi, edhe zëdhënësi i Putin në spital me COVID-19

Situata epidemike e koronavirusit në Rusi po bëhet gjithmonë e më e ndërlikuar, dhe po kap tashmë personazhet më të njohur të Kremlinit.

Sipas agjencisë shtetërore RIA Novosti, zëdhënësi i presidentit Putin, Dmitry Peskov, është shtruar në spital si pasojë e prekjes nga COVID-19.

Peskov nuk është zyrtari i vetëm i infektuar, ndërkohë që kryeministri Mickhail Mishutin ndodhet ende në spital, ashtu si ministrja e Kulturës Olga Lyubimova dhe ministri i Shërbimeve Sociale Vladimir Yakushev. Ndërkohë, Vladimir Putin është tërësisht i izoluar në një rezidencë të izoluar afër Moskës, ku ka kontakte të pakta me njerëzit.

Vendi regjistron më shumë se 220 mijë të prekur nga COVID-19, Vdekshmëria, edhe pse ende e ulët me pak më shumë se 2mijë viktima, është rritur në mënyrë të theksuar në prill.

Ndërkohë, pesë të sëmurë nga koronavirusi kanë ndërruar jetë në terapi intensive jo nga sëmundja, por nga një zjarr që ka shkrumbuar pjesë të spitalit St. George në Shën Petersburg.