Kampionati i futbollit në Shqipëri do të rinisë më 3 qershor dhe do të përfundojë më 29 korrik.
Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, pas mbledhjes që FSHF zhvilloi me presidentët e klubeve të Kategorisë Superiore, u shpreh: “Synimi ishte me 31, por koha nuk premtonte në këtë situatë, për këtë arsye u vendos data 3 qershor”.
Sa i përket Kupës së Shqipërisë, do të vazhdojë me sistem vajtje-ardhje, ndërkohë që finalja do të luhet më 2 gusht.
Tashmë, pritet drita jeshile nga Ministria e Shëndetësisë për rifillimin e sezonit futbollistik në vend.
Ekspertët mjekësorë të Federatës kanë përgatitur një protokoll mjekësor i cili është konsultuar me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në dy takimet e zhvilluara ditët e fundit.