Bota Rekomandimet e KE për hapje kufijsh, në projekt dhe Ballkani Perëndimor

Rekomandimet e KE për hapje kufijsh, në projekt dhe Ballkani Perëndimor

Komisioni Evropian thotë se rekomandimet dhe udhëzimet, të miratuara me qëllim të rivendosjes së lëvizjes së lirë të udhëtarëve dhe heqjen e kontrolleve në kufijtë e brendshëm, gjithashtu mund të zbatohen për Ballkanin Perëndimor, përveç vendeve anëtare të Unionit dhe zonës së Shengenit.

“Komisioni është i gatshëm të përfshijë Ballkanin Perëndimor në zbatimin e Udhërrëfyesit të Përbashkët për heqjen e masave kufizuese në lidhje me COVID 19, në përputhje me një rekomandim të mëparshëm për të mbështetur Ballkanin Perëndimor në luftën kundër COVID 19 dhe shërimin pas pandemisë”, thuhet në dokument.

Komisioni Evropian rekomandon lehtësimin në faza dhe të koordinuar të masave kufizuese që lidhen me lirinë e lëvizjes së qytetarëve kur udhëtojnë dhe kalojnë kufijtë.

Rekomandimet bazohen në monitorimin e situatës epidemiologjike, në kufizimin e kontaktit ndërmjet pasagjerëve, si dhe punonjësve të transportit, duke përfshirë zvogëlimin e numrit të udhëtarëve aty ku është e mundur, veshjen e maska ​​mbrojtëse, si dhe protokolle speciale në rast të pasagjerëve me simptoma të sëmundjes.

Dy faza të hapjes së kufijve

Brukseli rekomandon dy faza të hapjes së kufijve: “të pjesshëm” dhe “të përgjithshëm”, me heqjen e përgjithshme të kufizimeve dhe kontrollet kufitare që ndodhin kur situata epidemiologjike në të gjithë Unionin është mjaft e mirë dhe uniforme.

Komisioni Evropian thotë se testet për COVID-19 dhe të ashtuquajturat “Pasaportat e koronës” nuk janë një mënyrë e besueshme për të vërtetuar ekzistencën e infeksionit, d.m.th imunitetin ndaj virusit, dhe kjo është arsyeja pse ata nuk janë pjesë e rekomandimeve të Brukselit për rivendosjen e lirisë së lëvizjes dhe udhëtimit ndërkufitar të qytetarëve.

Në të njëjtën kohë, rekomandimet e Komisionit kanë të bëjnë me “besueshmërinë dhe operabilitetin” e aplikacioneve të monitorimit të kontakteve në mbarë BE.

Komisioni Evropian insiston që aplikimet e monitorimit duhet të jenë vullnetare, transparente, të përkohshme, të sigurta nga sulmet në internet dhe të përdorin të dhëna anonime.

Institucioni thekson që udhëzimet nuk janë detyruese për shtetet anëtare, por që ato mund të ndihmojnë në koordinimin e heqjes së kufizimeve të udhëtimit dhe fillimin gradual të turizmit pas disa muajve të ndalimit të plotë për shkak të pandemisë.