Aktualitet Balla: Kanabisi, kulturë bujqësore. Maqedonia e Veriut përfiton të paktën 100 milionë...

Balla: Kanabisi, kulturë bujqësore. Maqedonia e Veriut përfiton të paktën 100 milionë euro në vit

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, deklaroi në Kuvend se në vendin tonë nuk do të ketë legalizim kanabisi, por përdorim të tij vetëm për arsye mjekësore.

“E kam dëgjuar shpesh të përdoret keq fraza legalizim kanabisi. Nuk ka legalizim kanabisi në Shqipëri, por ajo që duam është të hulumtojmë praktikat më të mira se si kjo kulturë bujqësore krijon një cikël të ri ekonomik. E kemi përdorur gjithmonë në vendin tonë kërpin dhe vajin e tij. Përdorimi do të jetë vetëm për arsye mjekësore”, tha Balla.

“Në këtë kontekst, për të gjithë ata që janë shqetësuar, them se Maqedonia e Veriut përfiton të paktën 100 milionë euro në vit nga kjo gjë. Përse duhet t’i humbim ne këto të ardhura”, theksoi Balla.