Bledi Strakosha ka bërë një rrëfim të rrallë për jetën e tij personale. Gazetari i njohur është shprehur se është natyrë poligame dhe nuk qëndron dot vetëm në një lidhje.
Ai ka pranuar se tradhton dhe nuk e sheh si fundin e botës. Strakosha tha se është një natyrë e lirë dhe nuk qëndron dot në një lidhje nëse i bëjnë presion, ndërsa theksoi se e ka të vështirë të qëndrojë besnik.
“Unë jam natyre poligame, domethënë nuk rri dot për një kohë të gjatë në një lidhje. Ose rri në një lidhje, por që të kem edhe lidhje të tjera. Dhe këtë e kam si një lloj marrëveshje, një gjë shumë të hapur, nuk është një gjë që e bëj fshehurazi. Por emocionalisht kam një lloj qëndrueshmërie, por fizikisht pastaj e kam të vështirë të jem natyrë besnike. Këto janë gjëra që rrëfehen në momentin e duhur.
Nëse krijoj një lidhje në person, nuk e vazhdoj dot e kam të pamundur. Ndaj kam vendosur të jetoj edhe vetëm. Dua lirinë time, është e rëndësishme të kesh dikë për të kaluar jetën dhe tani po e mendoj të kem një lidhje të fortë, të qëndrueshme, jam në një lidhje por s’kam pas plane të mëdha. Gjërave u duhen dhënë kohë. Nuk besoj tek martesa, por te bashkëjetesa. Martesa në vetvete më duket si ceremoni për të tjerët dhe jo për veten tënde. Fizikisht nuk qëndroj dot gjatë në një lidhje. Nuk është pakt me personin që ke në krahë dhe firmoset. Unë tradhtinë e diskutoj dhe nuk e shoh si fundin e botës. Bie shumë vështirë në dashuri. Kur tradhtia është vetëm fizike ndodh edhe për shkak të rrethanave,”– tha ai.
Gazetari rrëfeu se aktualisht jeton vetëm pasi nuk dëshiron që njerëzit të ndërhyjnë në jetën e tij personale.
“Jetoj vetëm. Nuk e di si ia bëra ta hekuros këtë këmishën për të ardhur në emision (qesh). Nuk mërzitem në shtëpi. Më pëlqen të rri në shtëpi. Kam punuar që i vogël. Në shtëpi kam edhe punën, punoj për videot në YouTube. Këtë kohë nuk përqëndrohem dot, nuk lexoj dot,”- shtoi Strakosha.
Ai rrëfeu se famën nuk e ka dashur dhe e bezdis fakti që njerëzit e njohin.
“Famën nuk e kam patur ka qenë rrjedhojë. Kur isha i vogël punoja me pasion dhe faktin që më njihnin nuk më bënte përshtypje. Më jepte siklet dhe vazhdon të më japë. Kur më shikojnë njerëzit më je bezdi, preferoj të jem anonim,”– shtoi gazetari i ftuar në emisionin “Glamour Zone” në RTV Ora.