Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, SPAK ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për shtetasin grek Efthimoiu Efthimious, i akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit në Tiranë.
Për të bashkëpandehurin, Elton Halipajn është kërkuar dënimin me 35 vite burg.
Ish-polici grek Eftimi Eftimiu dhe Elton Halipaj janë të dyshuar për vrasjen e Devi Kasmit më 29 janar 2018 në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë.
Për ngjarjen janë arrestuar edhe bashkëpunëtorët Malvin Dinellari dhe Elton Hoxhallari, ndërsa vazhdon të jetë në kërkim Aurel Hoxhallari, organizatori i vrasjes së Devi Kasmit.