Bota Koronavirusi në Itali: Rritet numri i viktimave, shqetëson Lombardia

Koronavirusi në Itali: Rritet numri i viktimave, shqetëson Lombardia

Italia ka regjistruar në 24 orët e fundit 262 viktima, 62 më shumë se dhe plot 100 më shumë se katër ditë më parë.

Sot janë shënuar edhe 992 raste të reja pozitive, ndërsa dje ishin 888.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur deri më sot më 31,368 ndërsa numri i personave të infektuar në 223,096.

Numri i pacientëve aktual pozitiv me Covid 19 është reduktuar në 76,440 dhe janë 2,017 të infektuar më pak se një ditë më parë.

Numri i personave të shëruar nga koronavirusi është 115,288. Sot janë regjistruar 2727 të shëruar më shumë se dje.

Lombardia, rajoni më i goditur nga pandemia regjistron sot 111 viktima dhe 522 raste pozitive më shumë.

Janë kryer 14,080 tampone në 24 orë, dhe janë 653 të shëruar më shumë se një ditë më parë.

Në Itali deri më sot janë kryer rreth 2 milionë e 800 mijë tampone.