Kryeministri Edi Rama është shprehur i gatshëm për koordinim me Kosovën për hapje të mundshme graduale të kufirit me mes dy vendeve, por më parë tha se pret që të ketë koordinim të faktorëve politikë në Kosovë në mënyrë që edhe Tirana zyrtare ta dijë se me kë të flasë në Prishtinë.
Aktualisht Albin Kurti është kryeministër në detyrë i Kosovës, ndërkohë që Presidenti Thaçi ka mandatar Abdullah Hotin e LDK-së për krijimin e qeverisë së re.
Blendi Fevziu: Thaçi, a është Kosova, megjithëse është edhe një çështje e qeverisë, e gatshme të fillojë hapjen e kufirit me Shqipërinë dhe të jetë një potencial për ne, të paktën, por edhe për Kosovën, shqiptarët për turizëm.
Hashim Thaçi: Mendoj se për sa i përket kësaj çështje duhet të ketë një koordinim të ngushtë mes të dy qeverive, të jenë hapa të planifikuar, të kujdesshëm, por natyrisht të punohet gradualisht drejt hapjes së kufirit dhe lëvizjes së njerëzve në përputhshmëri me rrethanat e krijuara.
Edi Rama: Nuk e dëgjova Presidentin.
Blendi Fevziu: Presidenti është për koordinim dhe të zgjidhet sa më thjeshtë.
Hashim Thaçi: Për hapje graduale.
Edi Rama: Po, dakord, patjetër, ne jemi gati, por po presim të koordinohen në Kosovë të gjithë që ta dimë që me kë do të flasim atje, ndërkohë që do të hapim apo s’do ta hapim.