Aurora Meta Dollenberg, nga shoqata e mjekëve shqiptarë në Evropë, e cila jeton dhe punon në Gjermani, u shpreh në A2 se edhe nëse do të ketë një valë të dytë nga koronavirusi, ajo do të jetë shumë më e butë.
Aurora Meta Dollenberg thekson se, në rast të një vale të dytë, të prekurit do të shërohen shumë më shpejt se gjatë kësaj periudhe.
“Ne tashmë kemi më shumë informacione për Covid-19 dhe në shtator ose tetor jemi në gjendje të japim statistika të besueshme në lidhje me pandeminë. Ne parashikojmë që nuk do të kemi një valë të dytë tani në verë, pasi temperaturat e larta kanë efekt bllokues ndaj virusit. Edhe nëse do të ketë një valë të dytë infeksioni, ne në Gjermani, jemi të përgatitur për ta përballuar këtë valë. Edhe në trevat shqiptare ecuria ka qenë pozitive. Edhe nëse do të ketë një valë të dytë egërsia e virusit do të jetë shumë herë më e lehtë, do të ketë të prekur, por ata do të shërohen në një kohë shumë më të shpejtë, pa pasur pasoja të rënda në vdekshmëri”, u shpreh mjekja shqiptare në Gjermani.