Politika Gjobat dhe heqja e patentës së Bashës, reagon Edi Rama: Veprim i...

Gjobat dhe heqja e patentës së Bashës, reagon Edi Rama: Veprim i tmerrshëm

Një ditë më parë, kreu i PD Lulzim Basha u gjobit dhe ju hoq patenta pasi shkeli rregullat e pandemisë gjatë një takimi në Durrës.

Për këtë rast reagoi edhe kryeministri Rama, duke i quajtur shkeljet të tmerrshme.

“Është e tmerrshme nga pikëpamja e edukatës qytetare, lëre pastaj nga pikëpamja e sfidës ndaj ligjit, ndaj rregullit, por edhe e sfidës ndaj shëndetit ndaj të tjerëve, ajo që ndodhi me kryetarin e partisë demokratike në Durrës dhe përsëri mbrëmë në të ashtuquajturin shesh të mbrojtjes të identitetit kulturor. Gjërat janë të përcaktuara me ligj dhe janë njësoj për të gjithë dhe do të funksionojnë edhe për kryetarin e PD dhe për këdo tjetër që thyen rregullat dhe ligjet”, u shpreh Rama.