Politika Rama: Këtë verë më shumë plazhe publike, s’do iu dalë njeri me...

Rama: Këtë verë më shumë plazhe publike, s’do iu dalë njeri me hu në dorë ‘ronë e nxanun’

Turizmi dhe transporti publik mbeten pikat kryesore në diskutim për hapje, pasi siç tha kryeministri Edi Rama janë potencial për përhapje të virusit. Kreu i qeverisë tha se do të kemi turizëm, por është thelbësor respektimi i rregullave dhe distanca.

“Jemi ende në kushte rezistence dhe do duhet të jemi në këto kushte dhe të kemi hapje të kombinuar edhe për një periudhë. Nuk është më faza një, por dy, dhe në të gjithë botën ka kufizimet e veta. Sot kryeministri i Malit të Zi kishte thirrur një forum online dhe kemi diskutuar për turizmin. Transporti publik dhe turizmi janë dy rreziqet potenciale. Në nuk mund të imagjinojmë që të mos kemi turizëm, por nuk mund të kemi një turizëm si vitet e tjera, do duhet të kemi disa kufizime sepse nuk mundet që për hir të 15 ditëve në plazh të mbushim spitalet sapo të kalojë vera dhe nuk mundemi që me dorën tonë të shkojmë drejt një rimbylljeje totale”.

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se këtë verë do të ketë më shumë plazhe publike se private.

“Plazhet këtë vit do të jenë shumë më tepër publike se private. Do të jemi shumë strikt me këtë, kjo e keqe do vijë me të mirën, që do ketë më shumë hapësirë për shqiptarët apa iu dalë përpara një njeri me hu në dorë që kjo është ‘ronë e nxanun’. Por duke zgjedhur hapësirën në plazhin publik. Patjetër që ku ka hotele do ketë plazhe private, aty ku janë plazhe të populluara do gjendjet një zgjedhje. Plazh pa salltanete të mëdha, pa ato shazllone që s’të lënë të shohësh as rënën dhe të kalosh në fije të perit mbi trupat e njerëzve”, tha Rama.