Aktualitet Rriten për të tretën ditë radhazi rastet me COVID-19, dy vatrat ku...

Rriten për të tretën ditë radhazi rastet me COVID-19, dy vatrat ku është përqendruar virusi

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë identifikuar 17 raste të reja me COVID-19 në 306 testime të kryera.

Në komunikimin e përditshëm me publikun, dr. Rovena Daja nga Ministria e Shëndetësisë, bëri me dije se rastet e reja janë të përqendruara në zonën Tiranë-Durrës, përkatësisht 8 në Tirane, 8 në Durrës dhe 1 në Krujë, kryesisht kontakte të rasteve pozitive të mëparshme, por edhe raste të reja për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik. Ndërsa të shëruar në 24 orët e fundit janë 9 qytetarë.

Ndërkohë, 9 persona janë shëruar në 24 orët e fundit duke e çuar numrin e rasteve aktive në 188.

“Rastet e reja të rritura për të tretën ditë radhazi tregojnë qartë se kujdesi i qytetarëve duhet të vazhdojë, për të respektuar masat e vendosura, në mënyrë që të minimizojmë sa më shumë përhapjen e virusit tek kontaktet familjare apo më gjerë.

Deri më sot janë kryer mbi 12 mijë testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 933 qytetarë. Prej tyre, 77% tashmë janë të shëruar.

Aktualisht janë 188 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Durrës, Kamëz, Berat.

Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 19 pacientë dhe vetëm 4 prej tyre janë në terapi intensive”, bëri me dije dr. Daja.

COVID-19 – Statistika (16 Maj 2020)

Testime totale 12294

Testime molekulare 11764

Testime serologjike 530

Raste pozitive 933

Raste të shëruara 714

Raste aktive 188

Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 78

Krujë 46

Durrës 17

Shkodër 15

Kamëz 12

Berat 10

Fier 5

Elbasan 2

Kurbin 1

Mirditë 1

Korçë 1