Biznesmeni ruandas Felicien Kabuga, i dyshuar për përfshirje në gjenocidin e kryer në Ruanda, u arrestua të Shtunën në rajonin e Parisit, njoftoi Ministria Franceze e Drejtësisë.
Organet gjyqësore ndërkombëtare kanë qenë në kërkim të Kabugas 84-vjeçar për 25 vjet.
Ai u gjet se kishte jetuar nën një emër të rremë në një apartament në Asnieres-Sur-Seine, afër Parisit.
Një deklaratë nga Ministria e Brendshme shtoi se ai u arrestua nga policia franceze të shtunën në 7:30 pasdite.
Njeriu më i kërkuar i Ruandës
Kabuga është njeriu më i kërkuar i Ruandës, dhe Shtetet e Bashkuara kishin vënë një shpërblim prej 5 milion dollarësh për kokën e tij.
Ky anëtar i fisit Hutu, është akuzuar për financimin e militantëve që kryen masakrën e afro 800,000 anëtarëve të fisit Tutsi dhe anëtarëve të moderuar të fisit Hutu në 1994 në një periudhë prej njëqind ditësh.
Arrestimi i tij hapi rrugën që i arratisuri të sillet para Gjykatës së Apelit të Parisit dhe më vonë përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.