Bota Koronavirusi në Itali: Shënohet numri më i ulët i viktimave që nga...

Koronavirusi në Itali: Shënohet numri më i ulët i viktimave që nga fillimi i karantinës

Pas më shumë se dy muajsh, bilanci dramatik i viktimave nga koronavirusi në Itali kap shifrën më të ulët që nga 8 marsi, vigjilja e karantinës.

Emergjencat Civile raportojnë se në 24 orët e fundit në shtetin fqinj kanë humbur betejën me Covid-19, 153 persona, shifra më e ulët kjo e regjistruar në dy muajt e fundit. Përmirësim i ndjeshëm u regjistrua dhe në Lombardi ku ditën e fundit pati vetëm 39 viktima.

Gjithashtu ulje të ndjeshme ka pësuar dhe numri i të infektuarve të rinj, i cili ditën e fundit u rrit me 875. Të shëruarit ishin sërish mbi 2000 persona.