Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, pas mbledhjes së opozitës së bashkuar në selinë e Partisë Demokratike, njoftoi se në orën 12:00 do të bëhet zyrtar vendimi politik i opozitës.
“I bëj thirrje Edi Ramës që të lirojë artistët sepse nuk ka ku të shkojë më. Të marrë përgjegjësi për dhunën ndaj grave dhe vajzave. Sot nuk është koha për të parë politikën, por për të parë të ardhmen e tyre. U bëj thirrje shqiptarëve mos të njohin Edi Ramën dhe drejtësinë e tij që ende fle gjumë. Po u bëj thirrje që të mos njohin bastardët që përdorin Shqipërinë për benefitet e tyre financiare”, theksoi Kryemadhi.
Kur u pyet nëse do të ketë protesta, Kryemadhi tha: “Luftën e shpallëm, mos njihni Edi Ramën dhe postoblloqet që ju ka vendosur. Në orën 12:00 do të keni vendimin politik të opozitës”.