24 persona janë arrestuar në një operacion të policisë që synon goditjen e një rrjeti trafikantësh drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe Kanadasë.
Operacioni ka nisur sipas urdhrave të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Hetimet kanë nisur rreth një vit e gjysmë më parë dhe vala e arrestimeve është vazhdim i tyre.
Mes të arrestuarve janë edhe dy punonjës policie në Durrës.
Njoftimi i SPAK:
Në kuadër të hetimeve të deritanishme në proçedimin penal Nr.174/2019 për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave“, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve“, “Grup i strukturuar kriminal“ dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal“, parashikuar, përkatësisht nga nenet 189, 298/3, 333/a e 334 të Kodit Penal dhe mbi dyshimet e arsyeshme të bazuara në prova për rrethin e personave të përfshirë në veprimtari kriminale të falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave e vizave më shumë se një herë dhe të ndihmës në më shumë se një herë për hyrje të paligjshme të shtetasve shqiptarë në një shtet tjetër pa leje qëndrimi, për qëllime fitimi – mbi kërkesën e prokurorit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendim Nr.52 datë 16.05.2020 caktoi masa sigurimi personale ndaj disa shtetasve.
Në datë 18.05.2020, policia gjyqësore ekzekutoi urdhërimin e prokurorit për caktim nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të masave të sigurimit
“Arrest në burg”, bazuar në nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale për shtetasit:
Bukurije Ahmetaj,
Elvis Ahmetaj,
Shkëlzen Avduli (Byberi, Gjoka, Popenga),
Elvis alias Fatmir Qema,
Klajdi Llika,
Eduard Haxhiu,
Altin Memaj,
Blerim Coka,
Admir Spahia,
Azem Tanushi,
Xhelil Dautaj,
Mark Gjinaj (Gjini),
Juxhin Tirana,
Ilir Ferati,
Gëzim Gjona,
“Arrest në shtëpi”, bazuar në nenin 237 të Kodit të Procedurës penale për shtetasit:
Besjan Mustafa,
Behar Ismailaj,
Arian Koldashi,
Arselda Memaj,
Besnike Tufa,
Ervilma Bezati.
Gëzim Breza,
“Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, bazuar në nenin 234 të Kodit të Procedurës Penale për shtetasit:
Drita Sadriaj,
Aida Cenaj,
Bukurije Ahmetaj, Elvis Ahmetaj, Shkëlzen Avduli (Byberi, Gjoka, Popenga), Gëzim Breza, Elvis alias Fatmir Qema, Klajdi Llika, Eduard Haxhiu, Altin Memaj, Blerim Coka, Admir Spahia, Azem Tanushi, Xhelil Dautaj, Mark Gjinaj (Gjini), Besjan Mustafa, Behar Ismailaj, Drita Sadriaj, Juxhin Tirana, Arian Koldashi, Aida Cenaj, Ilir Ferati, Arselda Memaj, Besnike Tufa, Gëzim Gjona, Ervilma Bezati – si të dyshuar se përmes pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal kanë kryer veprat penale të falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave e vizave më shumë se një herë dhe kanë ndihmuar në më shumë se një herë për hyrje të paligjshme të shtetasve shqiptarë në një shtet tjetër pa leje qëndrimi, për qëllime fitimi, vepra të parashikuara nga nenet 189/2,298/3,28/4, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.
Në veçanti, Besjan Mustafa dhe Behar Ismailaj, dyshohen për kryerje të veprës penale ”Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.
Gjatë hetimeve të kryera është bashkëpunuar në vazhdimësi me strukturat e zbatimit të ligjit të disa shteteve dhe është arritur të identifikohen dhe provohen shumë raste të kapjes së shtetasve shqiptar, në territoret e shteteve të huaja, në udhëtim drejt SHBA, Kanada dhe Mbretëria e Bashkuar, duke përdorur dokumente identifikimi të falsifikuara, të realizuara nga aktiviteti kriminal e shtetasve të mësipërm.
Hetimet e këtij procedimi penal janë në vazhdim.