Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi sot masën arrest me burg për Jaeld Çelën, ish-shefin e Policisë së Vlorës, i cili u vetëdorëzua 3 ditë më parë në polici.
Ish-shefi i Policisë së Vlorës Çela u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë për ‘Shpërdorim detyre’ me 5 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar u reduktuan në 3 vite e 4 muaj burg.
Çela kërkoi në Apel që të zbutet masa e sigurisë në arrest shtëpie, pasi është vetëdorëzuar, por gjykata ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg.
Pjesë e kësaj dosjeje është dhe ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.