Politika Rama sfidon opozitën: Do isha më kërkues nëse do isha në vend...

Rama sfidon opozitën: Do isha më kërkues nëse do isha në vend të saj. Po vazhduan kështu, do humbasin thellë

Kryeministri Edi Rama ka provokuar opozitën duke thënë se kjo e fundit nuk po bën dot punën e saj, ndërsa merret me vija të kuqe dhe të zeza.

Mes ironisë, në një intervistë për ‘News24’ Rama tha se po vazhdoi me këto ritme opozita, do të humbasë edhe më shumë.

“Nëse do të bëja opozitën e vetes time dhe të qeverisë time, do isha shumë kërkues dhe efikas. S’do merresha me vija të kuqe dhe të zeza, por dhe kjo nuk është puna ime që të merrem me opozitën. Po vazhdoi të bëj kështu, do të humbasin më thellë herën e ardhshme dhe do të jetë aty që të më fajësojë mua. Sa i përket notës që na vënë të tjerët, nota është shumë e lartë. Realisht deri tani. Por mbetem i shqetësuar sepse ne do të vazhdojmë përsëri dhe hapat e fundit të hapjes”, tha Rama.