Politika Basha: Rama, peng i krimit dhe oligarkëve

Basha: Rama, peng i krimit dhe oligarkëve

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh se kryeministri Edi Rama “nuk e sheh më vizën e korrupsionit dhe as vizën e dhunës“, duke e akuzuar kreun e qeverisë se “është peng i krimit dhe sillet si kriminel me njerëzit“.

“Rama nuk e sheh më vizën e korrupsionit dhe as vizën e dhunës. Ai është peng i krimit, dhe sillet si kriminel me njerëzit. Është peng i oligarkëve dhe punon vetëm për ta. Ai vjedh përditë, shkatërron dhe varfëron shqiptarët.

Ai shfrytëzoi edhe pandeminë për të vjedhur, për të shkatërruar teatrin, për të grabitur pasuritë publike dhe i la njerëzit pa asnjë ndihmë. Prandaj Shqipëria do shpëtojë prej këtij hajduti ordiner që bën vetëm keq: gjithë njerëzit e ndershëm ja kanë hequr vizën“, shkroi Basha në Twitter.