Policia e Shtetit njoftoi arrestimin e 19 personave në një operacion të koduar “Shënmëri 2020”. Operacioni është iniciuar nga policia e Kukësit për goditjen e një grupi të kultivimit dhe trafikut të drogës.
Të arrestuarit janë nga Kukësi, Lezha, Puka dhe Gjirokastra ndërsa 3 persona janë shpallur në kërkim.
Në pranga janë vënë edhe 2 punonjës të policisë së Kukësit të akuzuar për shpërdorim detyre, ndërsa një tjetër është pezulluar nga detyra.
Hetimet nisën që në vitin 2018. Gjatë kontrolleve u ndalua një 41-vjeçar me 54 kubikë me kanabis.