Kryesore Lufta kundër COVID-19, SHBA i jep edhe 900 mijë dollarë shtesë Shqipërisë

Lufta kundër COVID-19, SHBA i jep edhe 900 mijë dollarë shtesë Shqipërisë

SHBA i ka ofruar Shqipërisë edhe 900 mijë dollarë shtesë, në luftën kundër koronavirusit.

Lajmi është bërë i ditur nga Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, nëpërmjet një postimi në Twitter.

Në total, SHBA i ka dhënë Shqipërisë 2 milion dollarë për laboratorë, gjurmimin e rasteve dhe asistencë teknike.

“SHBA po i ofron Shqipërisë $ 900K shtesë për # COVID19, duke e çuar shumën në total 2 milion dollarë për laboratorë, gjurmimin e rasteve dhe asistencë teknike. Kjo ndërtohet në 700 milion dollarë në asistencë totale që nga viti 2000. SHBA gjithmonë do të qëndrojë me miqtë dhe do të udhëheqë luftën kundër kërcënimeve globale”, shkruan Kim në Twitter.