Ish-presidenti Bamir Topi është shprehur të mërkurën se kishte parashikuar se virusi Covid-19 do të zhdukej nga mesi i majit, specifikisht në javën e tretë të këtij muaji.
I ftuar në emisionin “Në Fokus” në TVT, Topi tha se ai u pyet si një biolog i biologjisë molekulare në lidhje me sjelljen e virusit, pasi sipas tij, zërat duhet të vijnë nga pozicione të ndryshme për të mësuar një ide të qartë.
Ish-presidenti tha se përderisa ai është një virus respirator dhe antropizmin e tij e ka tek mushkëritë, unë deklarova se viruset respiratore në Shqipëri klinikisht zhduken nga mesi i muajit maj ose në javën e tretë të këtij muaji.
“Ky ka qenë parashikimi, ndonëse virusi qarkullon sot është një virus i dobët që nuk çon njerëz në spital, pasi në fillim ai kishte një virulencë të lartë dhe kush përballej me të përfundonte në spital”, tha Topi.
Ai theksoi se në lidhje me këtë temë është shprehur në bazë të interesit të medias që në fillimin e epidemisë në vendin tonë dhe nuk e ka trajtuar epideminë nga pikëpamja epidemiologjike dhe klinike, pasi sipas tij, janë mjekët e specializuar ata që e kanë bërë këtë trajtim në vazhdimësi, të cilët i përshëndet për punën e mirë që kanë bërë.