Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se do urdhërojë administratën e tij që të ulë në gjysmështizë flamujt amerikane anembanë vendit për ndër të personave që humbën jetën nga koronavirusi.
Kjo nënkupton uljen e flamujve për tre ditët në vazhdim nga të gjitha zyrat federale dhe monumentet kombëtare të kulturës.
Kësaj nisme i dolën kundër drejtuesit demokratë ku i kërkojnë presidentit ta ndërmarrë një hap të tillë kur numri i viktimave të kalojë 100 mijë.
Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë nga pandemia e koronavirusit ku mbi 1.6 milionë persona janë infektuar dhe 96 mijë prej tyre kanë humbur jetën.
Kohët e fundit është rritur presioni mbi administratën amerikane për përballimin e situatës, pasi një studim i fundit tregon se nëse masat shtrënguese do të ishin marrë një javë më parë mund të ishin shpëtuar mbi 35 mijë jetë.