Tenistja japoneze Naomi Osaka është kthyer në sportisten femër më të paguar në botë.
Sipas raportit të publikuar nga revista Forbes, në vitin 2019, Osaka ka arritur majën e klasifikimit duke përfituar 37,4 milionë dollarë.
Tenistja japoneze ka lanë pas Serena Williams, amerikanen e cila është renditur e para gjatë 4 viteve të fundit. Naomi Osaka ka thyer gjithashtu rekordin e tenistes ruse Maria Sharapova në vitin 2015, të ardhurat e së cilës arrinin shumën e 29,7 milionë dollarëve.
22-vjeçarja shkëlqeu një vit më parë duke fituar titullin Grand Slam “Australian Open”.