Nis gjyqi ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu i akuzuar për korrupsion, mashtrim dhe shkelje të besimit – akuza të cilat ai i mohon me forcë duke i cilësuar një gjueti shtrigash.
70-vjeçari ka refuzuar thirrjet e kundërshtarëve për të dhënë dorëheqjen.
Përballja në gjykatë vjen vetëm një javë pasi ai u betua përsëri në detyrë si kryetar i një qeverie të unitetit kombëtar.
Rivali i tij politik, Benny Gantz, ra dakord të ndajë pushtetin.
Drejtuesi i partisë së djathtë Likud është kryeministri me shërbimin më të gjatë në Izrael, ai ka qenë në pushtet që nga viti 2009.
Netanyahu është akuzuar për tre raste, të njohura si çështja 1.000, 2,000 dhe 4,000:
-çështja 1.000 – akuzohet se ka marrë dhurata – kryesisht cigare dhe shishe shampanje – nga biznesmenë të fuqishëm në këmbim të favoreve
– çështja 2,000 – Netanyahu akuzohet se ka ofruar ndihmë për të përmirësuar qarkullimin e gazetës izraelite në këmbim të mbulimit pozitiv
-çështja 4,000 – kryeministri dhe ministri i komunikimit promovuan vendime të favorshme për gjigantin e Telekomit Bezeq, në këmbim të lajmeve pozitive.
Si kryeministër, Netanyahu nuk ka asnjë detyrim ligjor të japë dorëheqjen dhe ai ka thënë se beteja e tij në gjykatë nuk do të ndikojë në detyrën e tij.
Sipas marrëveshjes për ndarjen e pushtetit me Benny Gantz, u krijua një rol i ri i “kryeministrit alternativ”, që do të thotë kur të dy liderët ndërrojnë pozicionet në 18 muaj.
Netanyahu do të jetë akoma në zyrën kryeministrore dhe do të qëndrojë si Zëvendës i Gantz.
Gjashtë vite më parë ish-kryeministri, Ehud Olmert, u tërhoq si drejtues i partisë kur ishte nën hetim për korrupsion në vitin 2008, por teknikisht mbeti kryeministër deri në zgjedhjet ardhshme. Ai u shpall fajtor për korrupsion dhe u dënua me 16 muaj burg.