Politika Ndahet nga jeta ish-deputeti i PS-së në Qarkun e Korçës

Ndahet nga jeta ish-deputeti i PS-së në Qarkun e Korçës

Ish-deputeti i Partisë Socialiste i qytetit të Korçës, Niko Faber është ndarë sot nga jeta në moshën 80-vjeçare.

Ish-deputeti për dy mandate në Qarkun e Korçës ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak.

Për këtë ndarje të papritur nga jeta, familjes së Niko Faber i kanë shprehur ngushëllime figura të njohura të Partisë Socialiste, ku mes tyre janë Presidenti, Ilir Meta dhe ministri i Diasporës, Pandeli Majko. Dy ish-kryeministrat vlerësojnë figurën e z. Faber dhe kontributin e tij.