Aktualitet Arrestohen katër persona në Tiranë

Arrestohen katër persona në Tiranë

Katër persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht në qytetin e Tiranës për disa akuza të ndryshme.

Policia e kryeqytetit njoftoi të hënën se në pranga ka rënë një 37-vjeçar me iniciale I.B, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest me burg”. I riu nuk është mjaftuar me kaq dhe ditën e djeshme në orët e mbrëmjes ka vjedhur motorin e një personi.

Nga ana tjetër 31-vjeçari N.V ka rënë në pranga për veprën penale “Duna në familje”. I riu ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes në banesë.

Dy të tjerë u arrestuan nga policia e Qarkullimit Rrugor. Ata janë një 35-vjeçar dhe një 48-vjeçar, që u kapën duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

Procedimi penal nisi për 24-vjeçarin F.N dhe 31-vjeçarin F.V. I pari aksidentoi një të mitur në rrugën “Mikel Maruli”. Fatmirësisht fëmija ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë 31-vjeçari aksidenti një këmbësor në Kamzë. Edhe në këtë rast i lënduari nuk ndodhet në gjendje të rëndë. Ai mori mjekim në spital dhe më pas u largua drejt banesës.