Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka treguar për të gjithë fansat se edhe prindërit e saj kanë qenë të prekur nga Covid-19. Në një intervistë për Tv Extra, ajo ka deklaruar se kanë qenë shumë të sëmurë për tre javë.
Sipas këngëtares ishte shumë e vështirë, pasi ajo jetonte në Los Angeles, ndërsa prindërit në New York. Ajo pranoi se kishte menduar të udhëtonte dhe shkonte pranë tyre, por masat e izolimit ishin ende në fuqi.
Ndër të tjerash Bebe ka folur edhe për albumin e ri, i cili nuk arriti të dilte për shkak të Covid-19. Këngëtarja tregoi se e ka kaluar kohën e izolimit duke provuar receta të reja gatimi dhe është përpjekur të qëndrojë pozitive.