Astronautët amerikanë Bob Behnken dhe Doug Hurley fluturuan sot nga qendra hapësinore ”Kennedy” në Florida, brenda një rakete ”SpaceX”, kompania e parë private që iu besua NASA-s me një mision kaq prestigjioz dhe të rrezikshëm. Kjo është hera e parë pas pothuajse një dekade që një ekuipazh amerikan niset nga SHBA.
“Le ta ndezim këtë qiri”, tha komandanti Hurley pak para nisjes.
Me një zhurmë të dëgjuar për rreth një milje rreth e rrotull bregdetit të Floridas, një raketë ”Falcon 9” nga kompania e themeluar nga Elon Musk u ngrit në orën 19:22 GMT dhe minutat e para të fluturimit kaluan pa pengesa.
Faza e parë e raketës u shkëput, ashtu siç pritej pas dy minutash fluturimi, ndërsa faza e dytë vazhdoi të shtyjë kapsulën e ”Crew Dragon” drejt destinacionit të saj Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor.
Ngjarja u ndoq dhe nga presidenti Donald Trump.