Aktorja e njohur Olta Gixhari është në pritje të ëmbël dhe nuk mund të jetë më e lumtur se kaq.
Në një intervistë live me revistën “Story”, ajo ka folur më hollësisht për këtë ngjarje shumë të rëndësishme ne jetën e saj, por jo vetëm.
Olta nuk e ka zbuluar ende gjininë e bebushit apo se në çfarë muaji është, por aktorja tha se në fakt partneri i saj do donte që fëmija që po presin të ishte djalë. Madje ajo tregoi se shtatzënia ishte e planifikuar.
“Ishte e planifikuar, madje di edhe kur është zënë. Faleminderit Zotit erdhi në një mënyrë të menjëhershme, pa strese, pa problem. Nuk do ta zbuloj ende sa muajshe jam, do ta zbuloj më vonë në Instagram. Burri e do çun patjetër. Unë do doja t’i plotësohej dëshira atij. Por gjininë nuk e kemi parë ende. Do doja shumë të kisha një vajzë dhe një djalë në jetë”, u shpreh Olta.
Ndër të tjera ajo tregoi se mezi po pret që të vijë në jetë fëmija e saj dhe është shumë e emocionuar.
“Po e shijoj shumë këtë periudhë, e kam stakuar mendjen dhe po kujdesem vetëm për veten dhe beben. Jam futur në boten e bebeve, shoh rroba për bebe gjithë kohës, diskutimet e mia tani janë çfarë karroce do marrim, si do ta veshim, ku do e vëmë krevatin, a do ja bëjmë dhomën tani”, tregoi Olta.
Aktorja e njohur ka treguar edhe disa detaje në lidhje me si u njoh me partnerin e saj. Olta ka preferuar të mos e tregojë identitetin e tij, pasi ai nuk ka aspak dëshirë që të bëhet personazh publik.
“Ai nuk do fare të shfaqet. Është njeri shumë diskret, i urren kamerat, videot, fotot, jetën e showbizit. Emocionohet kur del ndonjë lajm për mua, bëhet keq. Nuk ka për të dalë ndonjëherë në kamera. Mund t’ju them vetëm që është shumë i bukur, kaq”, u shpreh Olta.
Dyshja është njohur në periudhë festash, konkretisht për Krishtlindje dhe puthjen e parë e kanë dhënë shumë kohë më pas, pasi Olta nuk besonte tek lidhjet në distancë.
“Jemi njohur për Krishtlindje. Shumë më vonë dhamë puthjen e parë. Unë ika erdha në Spanjë shumë herë, pastaj ndodhi puthja e parë. Gjërat që nuk beson, ato ndodhin. Unë nuk besoja kurrë tek lidhja në distancë. Nuk e mendoja kurrë një marrëdhënie, bashkëjetesë, martesë me dikë që jeton jashtë. Kjo ishte arsyeja pse ika erdha shumë herë derisa e mora seriozisht dhe dhashë puthjen e parë. Njëri nga ne duhet të këmbëngulte, të tregonte besim në këtë marrëdhënie”, tregoi Olta Gixhari.
Aktorja rrëfeu gjithashtu se pas karantinës do të bëjë dasmë dhe ceremonia do të realizohet në Spanjë.