Nuk ka asnjë provë që koronavirusi ka ndryshuar formën e transmetimit ose se ashpërsia e sëmundjes që ajo shkakton ka ndryshuar, thanë të hënën ekspertë nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).
“Nuk ka asnjë ndryshim në aspektin e transmetimit, nuk ka asnjë ndryshim në aspektin e fuqisë”, tha epidemiologia e OBSH, Maria Van Kerkhove në një konferencë për shtyp.
“Gjëja më e rëndësishme është të zbatohen masa për të zvogëluar dhe shtypur transmetimin”, tha ajo.
Disa mjekë kryesorë italianë thanë të dielën se virusi ishte dobësuar ndjeshëm dhe madje “jo më klinikisht” në vend, duke shkaktuar polemikë dhe zemërim nga ekspertët.
“Një muaj më parë, ne mund të dëgjonim epidemiologët të frikësoheshin nga një valë e re në fund të majit dhe në fillim të qershorit dhe kush e di sa vende në njësitë e kujdesit intensiv. Në realitet, virusi nuk ekziston më klinikisht”, tha Alberto Zangrillo, drejtor i departamentit të kujdesi intensiv i Spitalit Universitar të Milanos, San Raffaele.
Virusi i ri “mund të jetë i ndryshëm tani, fuqia që kishte virusi para dy muajsh nuk është e njëjtë siç është sot”, i tha ANSA-s Matteo Bassetti, drejtori i klinikës së sëmundjeve infektive në Xhenova.
“Natyrisht që sëmundja COVID-19 është e ndryshme sot, tabloja klinike dhe rrjedha e sëmundjes është shumë më e butë”, vuri në dukje Bassetti.
Por Shefi i Këshillit Kombëtar të Shëndetit Franco Locatelli tha se ai ishte “i hutuar” nga fjalët e Zangrillos.
“Vetëm shikoni numrin e rasteve të reja çdo ditë dhe do të shihni që virusi ende qarkullon në Itali”, tha ai.
“Ndërsa ne presim provat shkencore për të konfirmuar këtë pretendim, unë u bëj thirrje atyre që janë të bindur për të mos mbjellë konfuzion midis italianëve”, komentoi sekretaria e Ministrisë së Shëndetësisë Sandra Zampa mbi pretendimet e Zangrillos.
Giuseppe Ippolito, drejtor i Institutit prestigjioz Spallanzani të Romës, i Institutit të Sëmundjeve Infektive, gjithashtu pretendon se nuk ka prova që virusi të jetë mutar ose të ketë humbur efektin e tij, Ndërkohë që pretendimet e Zangrillos janë refuzuar nga shkencëtarët në universitetet e Glasgow, Nottingham dhe Londër.
Kujtojmë që Italia është një nga vendet më të goditura nga pandemia e sëmundjes COVID-19.