Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë testuar 282 persona nga të cilat kanë rezultuar me COVID-19, 13 prej tyre.
Në komunikimin e përditshëm me publikun dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik tha se rastet e identifikuara janë përkatësisht, 11 raste në Tiranë, 1 rast në Krujë dhe 1 rast në Shkodër.
“Janë testuar 39 personel shëndetësor nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 3 raste, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive.
Gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar disa raste të reja për të cilat po vijon hetimi epidemiologjik.
Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 23 të prekur, nga të cilët 5 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar. Rreth 8% e të prekurve aktivë po trajtohen në spital kurse pjesa tjetër po ndiqen nga mjekët e familjes.
Në vendin tonë janë 266 persona aktivë me COVID-19, ku në Tiranë janë mbi 68 % e të prekurve, kurse pjesa tjetër janë kryesisht në Durrës, Kamëz, Krujë.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 17 mijë testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1197 raste, ndërsa rreth 75% e të prekurve janë tashmë të shëruar”, tha ajo.
COVID-19 – Statistika (4 Qershor 2020)
Testime totale 17099
Testime molekulare 15647
Testime serologjike 1452
Raste pozitive 1197
Raste të shëruara 898
Raste Aktive 266
Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 183
Krujë 23
Durrës 15
Kamëz 12
Shkodër 11
Mat 9
Lushnje 6
Berat 2
Fier 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1