Tirana do të jetë e detyruar të kryejë testin e tamponit pas ndeshjes së mesjavës në Ballsh ndaj Bylisit.
Pas problematikave të shkaktuara në fillim të sfidës, ku Instituti i Shëndetësisë kërkoi futjen në karantinë të skuadrës mallakastriote prej pozitivitetit të futbollistit Qardaku, tani radhën e kanë kryesuesit e kampionatit.
Ministria e Shëndetësisë i dorëzoi një shkresë zyrtare klubit bardheblu, ku e njofton se i gjithë ekipi duhet t’i nënshtrohet testit të tamponit. Kjo, pasi futbollistët dhe stafi ishin të ekspozuar ndaj Covid-19 gjatë ndeshjes në Ballsh.
Analizat do të kryhen këtë të shtunë, vetëm pak orë përpara ndeshjes në Gjirokastër me Luftëtarin.