Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Europian, Oliver Varhelyi, reagoi pas arritjes së marrëveshjes për Reformën Zgjedhore.
Varhelyi shkruan në Twitter se ky është një hap i madh përpara në rrugën evropiane të Shqipërisë.
“Marrëveshja e sotme për Reformën Zgjedhore në Shqipëri është një arritje e madhe. Uroj të gjitha palët që përmes procesit gjithëpërfshirës arritën në këtë pikë. Reforma do të forcojë procesin zgjedhor, në përputhje me rekomandimet e ODIHR, në dobi të të gjithëve. Shqipëria bëri një hap të rëndësishëm përpara në rrugën e saj europiane”, shprehet Varhelyi.