Në Itali janë shënuar 72 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit.
Ndërkohë, 270 janë rastet e reja me Covid-19, duke regjistruar ulje të ndjeshme të tyre krahasuar me një ditë më parë.
5 rajone kanë qenë me zero raste: Campania, Umbria, Calabria, Molise dhe Basilicata.
Ditën e djeshme, bilanci i viktimave në Itali ishte 85, ndërsa rastet e reja ishin 518.
Asnjë viktimë sot në tetë rajone: Trentino Alto Adige, Friuli Venezia Giulia, Umbria, Molise, Basilicata, Calabria, Sicilia dhe Sardegna.
Deri më sot në Itali janë 165,078 të shëruar e në 23 orët e fundit janë 1,297 të shëruar më shumë.
Në struktura spitalore po kurohen 5,002 pacientë dhe 293 në repartet e terapisë intensive.