Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha pas mbledhjes së Kryesisë së PD dhe opozita e bashkuar janë duke përgatitur planin ekonomik që do t’iu ofrohet shqiptarëve për rimëkëmbjen.
Basha tha se është i sigurtë se do t’i fitojë zgjedhjet dhe shtoi se nuk do të humbasë asnjë sekondë me kurthet e qeverisë në largim.
“Sfida më e madhe e çdo shqiptari është kriza ekonomike dhe kjo krizë nuk mund të zgjidhet nga ata që e shkaktuan duke e varfëruar çdo familje. E gjithë vëmendja jonë, i gjithë fokusi ynë është tek e ardhmja, tek një ekonomi dhe Shqipëri e fortë. Ndaj PD dhe opozita e bashkuar janë të vendosur të paraqesin platformën ekonomike për ta prezantuar kudo në Shqipëri.
Ne do t’i fitojmë zgjedhjet, do t’i kthejmë qeverisjen vendit dhe do të kemi në fokusin tonë ringritjen ekonomike dhe ndërtimin e një ekonomie të fortë. Nuk do të humbim asnjë sekondë me gropat dhe kurthet e një qeverie në largim, po të përqëndrojmë forcat tek fitorja e zgjedhjeve të ardhshme duke ofruar planin tonë”, u shpreh Basha.