Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka biseduar në telefon me homologun e tij amerikan Donald Trump. Mediat turke njoftojnë se dy liderët, përveç marrëdhënieve bilaterale biseduan edhe për zhvillimet e fundit në Siri.
Erdogan me këtë rast u përqendrua në sulmin terrorist në Manbij, në të cilin humbën jetën edhe ushtarë amerikanë duke shprehur ngushëllime. Ai shtoi se bëhet fjalë për provokim në drejtim të ndikimit mbi vendimin e SHBA-së për tërheqjen nga Siria.
Ai tha se Turqia është e gatshme të vendosë siguri në Manbij, duke porositur se nuk do të lejojë që aktivitetet e PKK-së dhe degëve të saj siriane të fillojnë destabilizimit në verilindje të Sirisë.
Të dy liderët kanë ngelur dakord për eliminimin e pjesës së mbetur të ISIS në Siri dhe marrjen e masave të përbashkëta që do të parandalojnë rikthimin e terroristëve.
Ata gjithashtu ranë dakord mbi përshpejtimin e konsultimeve që filluan me takimet e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke dhe atij të SHBA-së lidhur me zonën e sigurisë në Siri, si dhe rritjen e vëllimit të tregtisë.