Sezoni aktual i Champions League do të luhet në Lisbonë. Ky është plani i UEFA-s në kushtet e Covid-19 sipas të përditshmes gjermane “Bild” dhe që do të zyrtarizohet në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv më 17 Qershor.
Duket se kryeqyteti portugez fitoi garën me Frankfurtin dhe Moskën, dy qytetet e tjerë kandidatë për të zëvendësuar Stambollin që e refuzoi mbajtjen e këtij aktiviteti pa praninë e tifozëve.
Në Lisbonë mendohet që ndeshjet çerekfinale, gjysmëfinale dhe finalja e madhe të organizohen me sistem grumbullimi në muajin gusht.
Më herët duhet të luhen edhe takimet e mbetura që do të përcaktojnë çerekfinalistët e fundit, Barcelona – Napoli, Manchester City – Real Madrid, Bayern Munich – Chelsea dhe Juventus – Lyon.
Në kryeqendrën portugeze ndodhen disa stadiume të nivelit të lartë ku mund të zhvillohen sfidat për trofeun e lakmuar europian.eu