Aktualitet Turistja ukrainase shërohet nga COVID-19 dhe lë Infektivin, i dashuri e pret...

Turistja ukrainase shërohet nga COVID-19 dhe lë Infektivin, i dashuri e pret me një buqetë me lule

Turistja ukrainase e konfirmuar pozitive me COVID-19 në Shqipëri, ditën e sotme ka lënë ambientet e spitalit Infektiv, pasi është shëruar plotësisht nga infeksioni.

Ajo tashmë do të duhet të qëndrojë e vetëkarantinuar edhe 14 ditë të tjera për të shmangur rrezikun e infektimit të personave të tjerë.

Sikurse shihet edhe nga foto ajo pritet jashtë gardhit metalik ku është edhe perimetri i sigurisë nga i dashuri i saj, i cili ka vendosur ta presë me një buqetë me lule.

Vajza nga Ukraina, jetonte në Tiranë dhe kishte udhëtuar drejt Sarandës kur edhe u konfirmua pozitive me COVID-19.

Ajo u paraqit në Urgjencën e Spitalit të Sarandës pas shqetësimeve shëndetësore, e shoqëruar nga partneri i saj dhe pas testimit të kryer rezultoi pozitive.

Rasti sipas mjekëve ishte izoluar menjëherë në mbërritje sepse ishte shumë i dyshimtë dhe një ditë më pas u transportua drejt spitalit Infektiv në Tiranë.