Sport Zona jeshile, muze, park lojërash: “San Siro” i ri do të jetë...

Zona jeshile, muze, park lojërash: “San Siro” i ri do të jetë një qytezë sporti

Dalin pamjet e para të detajuara të stadiumit të ri që do të zëvendësojë një nga tempujt e futbollit ndërkombëtar, stadiumi “Giuseppe Meazza” i Milanos, i njohur më së shumti si San Siro nga publiku i gjerë.

Asgjë nuk do të mbetet nga pamja e dikurshme. Stadiumi i ri do të jetë në qendër të një kompleksi arkitektonik të fjalës së fundit, që do të tërheqë dhe argëtojë jo vetëm tifozë, por edhe klientë dhe turistë nga e gjithë bota.

Kompleksi i ri i San Siros do të përfshijë korsi për vrap, mure të dedikuara ngjitjes malore, një park lojërash për fëmijë, fusha basketbolli në qiell të hapur, por edhe ambiente të mbyllura ku do dominojnë dy muze kushtuar Milanit dhe Interit, pa llogaritur dyqane dhe, bare dhe restorante.

Gjatë javës ekipet do të takojnë autoritetet e bashkisë së Milanos për t’i dhënë një zyrtarizim projektit.

Duhen 12 muaj për marrëveshjen përfundimtare dhe më pas 36 muaj për ndërtimin. Për momentin objektivi 2024 është gjithnjë aktual.