Ndërkohë që lufta ndaj Covid-19 nuk ka mbaruar ende, vendi më i sigurt në botë për momentin ndër 100 shtete të listuara është Zvicra, raporton revista e njohur amerikane Forbes. Hulumtimi u bë mbi bazën e parametrave të ndryshëm; efikasitetin e futjes së karantinës, monitorimin dhe zbulimin e të infektuarve, gatishmërinë e sistemit shëndetësor dhe efikasitetin e qeverisë.
Zvicra dhe Gjermania dolën në vendin e parë dhe të dytë për shkak të qëndrueshmërisë së ekonomisë së tyre, por edhe falë marrjes në mënyrë më të kujdesshme të masave dhe qasjes në ekonomi, pa sakrifikuar shëndetin dhe sigurinë publike, tha studimi.
Dhjetë vendet e para në listë janë Zvicra, Gjermania, Izraeli, Singapori, Japonia, Austria, Kina, Australia, Zelanda e Re dhe Koreja e Jugut. Shqipëria është në vendin e 88-të, edhe pse rezultatet e deklaruara në vend ishin befasuese. Përgatitja për raste emergjente me Covid-19 e ka penalizuar vendin tonë në gjykimin ndërkombëtar duke i dhënë vetëm 59 pikë dhe vetëm 67 pikë për kujdesin shëndetësor.
Nga shtetet e rajonit, Kroacia është e 36-ta në këtë listë, Mali i Zi në vendin e 42-të, Serbia e 54 dhe Bosnjë-Hercegovina në vendin e 72. Shtetet e Bashkuara renditen në numrin 58, menjëherë pas Rumanisë, dhe dy vende përpara Rusisë.
Është interesant fakti, sipas këtij studimi, se ka pasur një ndryshim të rëndësishëm në renditjen e sigurisë gjatë muajve të pandemisë. Fillimisht, vendet që mund të reagonin shpejt ndaj krizave dhe kishin nivele të larta të gatishmërisë për emergjencë, u renditën më lart. Tani vendet me ekonomi elastike po renditen më lart.
Rajonet me rrezik më të lartë tani, sipas raportit, janë Afrika Sub-Sahariane dhe Amerika e Jugut, si dhe disa vende në Lindjen e Mesme dhe Azinë e Paqësorit.
100 vendet më të sigurta sipas Deep Knowledge Group:
- Zvicër
- Gjermani
- Izrael
- Singapor
- Japoni
- Austri
- Kina
- Australi
- Zelanda e Re
- Koreja e Jugut
- Emiratet e Bashkuara Arabe
- Kanada
- Hong Kong
- Norvegji
- Danimarkë
- Tajvan
- Arabia Saudite
- Hungari
- Holandë
- Vietnam
- Kuvajt
- Islanda
- Bahrein
- Finlanda
- Luksemburg
- Katar
- Lihtenshtajn
- Poloni
- Lituani
- Malajzi
- Letoni
- Slloveni
- Oman
- Greqi
- Estoni
- Kroaci
- Turqi
- Irlandë
- Gjeorgji
- Qipro
- Kili
- Mali i Zi
- Republika Çeke
- Malta
- Spanjë
- Portugali
- Tailandë
- Bullgari
- Grinlandë
- Meksikë
- Uruguai
- Vatikan
- Itali
- Serbi
- Filipine
- Indi
- Rumani
- SHBA
- Sllovaki
- Francë
- Rusi
- Argjentinë
- Bjellorusi
- Monako
- Suedi
- Ukrainë
- Gjibraltar
- Britani e Madhe
- Afrika e Jugut
- San Marino
- Kazakistan
- Bosnje-Hercegovina
- Iran
- Ekuador
- Azerbajxhan
- Mongoli
- Liban
- Belgjikë
- Andorra
- Ishujt Kajman
- Armeni
- Moldavia
- Mianmar
- Bangladesh
- Sri Lanka
- Egjipt
- Tunizi
- Shqipëri
- Jordani
- Panama
- Brazil
- Marok
- Algjeri
- Honduras
- Paraguai
- Peru
- Indonezi
- Kamboxhia
- Laos
- Bahamas