Bota Londra: Plani B i May si Plani A, por pa çështjen e...

Londra: Plani B i May si Plani A, por pa çështjen e kufirit mes dy Irlandave

“Nuk ka tolerim ndaj kundërshtimeve për një Brexit më të butë, por ringjallje të planit fillestar me angazhimin për të anashkaluar çështjen e “backstop” (çështja e kufirit mes Republikës së Irlandës dhe Irlandës së Veriut) si dhe për të bindur rebelët e partisë konservatore dhe sindikalistët e Irlandës së Veriut”, sipas burimeve të “Downing Street” cituar nga mediet britanike.

Ky është “Plani B” që Theresa May po përgatitet të përshkruajë këtë pasdite në Dhomën e Komuneve pas refuzimit parlamentar të javës së kaluar, me një rekord prej plus 230 votash kundër, për marrëveshjen e ndarjes me BE-në që ajo arriti me Brukselin në nëntor.

“Nëse Brexit do të bllokohet, do të ketë një cunami politik“, theksoi Ministri i Tregtisë së Jashtme britanike Liam Fox në një editorial të gazetës “Telegraf”.

“Dështimi për të arritur Brexit do të krijojë një humnerë midis parlamentit dhe njerëzve, një përçarje në sistemin tonë politik me pasoja të paparashikueshme”, theksoi ai.

Pas refuzimit nga deputetët britanikë të planit të kryeministres së Theresa May për ndarjen me BE-në, ajo kthehet në Parlament për të shpjeguar në çfarë mënyre synon t’a ndryshojë marrëveshjen.