Shkatërrohet banda italo-shqiptare me aktivitet në trafikun e drogës. Mes të arrestuarve është dhe një shqiptar i lidhur me Ndrangheta-n kalabreze e autori i vrasjes më 2017 i shqiptarit Besnik Metaj.
Autoritetet policore italiane të Trevizos e Komos kanë ekzekutuar 5 masa ndalimi me burg, 1 arrest shtëpie e 12 kontrolle banesash ndaj anëtarëve të një grupi kriminal që trafikonte marijuanë, kokainë e anfetamina nga Shqipëria, Gjermania, Britania e Madhe e Rumania drejt Italisë.
Gjithashtu gjatë hetimeve janë arrestuar në flagrancë 8 korrierë droge.
Mes të arrestuarve është një shqiptar nga Kopliku i konsideruar anëtar i klanit Ndranghetist me veprim në qytezën Erba të Komos e drejtuar nga familja mafioze “Varca–Crivaro“.
Shqiptari i arrestuar është autori i vrasjes së shqiptarit Besnik Metaj 39 vjeç në prill 2017 i cili i gjet i varrosur nudo e i ekzekutuar me armë zjarri në kokë, në malin Cornizzolo. Ai u ekzekutua për mungesë pagese të një ngarkese droge. Gjatë hetimeve të operacionit janë sekuestruar 350 kg marijuanë, 270 gramë kokainë e amfiteminë.
Vrasja e Besnik Metajt
Besnik Metaj është ekzekutuar me dy plumba pas koke në pyllin e Eulipios në Como në 2017. Ai ishte varrosur në pyll i zhveshur dhe identifikimi është bërë nga shenjat e gishtave. 39-vjeçari Metaj ishte sinjalizuar nga autoritetet për trafik droge.