Kryesore Ardian Çapja mohon atentatin: Nuk më sulmon dot njeri në shtëpinë time

Ardian Çapja mohon atentatin: Nuk më sulmon dot njeri në shtëpinë time

55-vjeçari i plagosur një ditë më parë në Elbasan, Ardian Çapja ka mohuar në polici atentatin.

Ai është marrë në pyetje mbrëmjen e kaluar nga policia dhe ka deklaruar se nuk mund ta sulmojë njeri në shtëpinë e tij.

Çapja i ka qëndruar versionit të parë të familjarëve të tij, sipas të cilëve ai është plagosur me një hekur në shpatull.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar rreth 20 persona për ngjarjen. Filmimet e siguruara nga policia tregojnë se në atentat morën pjesë 5 persona, të cilët janë filmuar kur kanë djegur makinën me të cilën lëviznin.

Si ndodhi atentati i tretë ndaj Ardian Çapjas?

Ardian Çapja, 55 vjeç, u qëllua me armë zjarri, snajper ushtarak në një atentat të mirë organizuar, pranë shtëpisë, ngjitur me hotel ‘Univers’-in në pronësi të tij në hyrje të qytetit të Elbasanit në zonën e Krastës. Pavarësisht se zona kontrollohet nga familja Çapja ku të gjitha lëvizjet monitorohen me kamera sigurie, autorët arritën që të depërtojnë për herë të tretë.

Çapja mori një plumb në shpatullën e majtë, pranë zemrës. Në momentin që u rrëzua dhe ra në tokë mori edhe një frakturë në kokë. Ai u dërgua në Tiranë te ‘Trauma’ nën masa të rrepta për ndihmë më të specializuar. Operacioni zgjati rreth dy orë, ndërsa gjendja e tij paraqitet kritike, pasi humbi shumë gjak.

Dy janë pistat si u realizua atentati kundër Ardian Çapjas, i pari është varianti se autorët kanë goditur Ardian Capjan nga brenda makinës, ndërsa i dyti është fakti se është mbajtur në vëzhgim për një kohë të gjatë nga një distancë e largët, prej kodrës së Krastës.