Një 16-vjeçar është mbytur këtë të martë në liqenin e Fierzës. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:25 në vendin e quajtur Gostil i Poshtëm.
I mituri, banues në lagjen Gostil të Kukësit, është futur për t’u larë në liqen, por sipas Policisë nuk ka mundur të dalë më në breg.
Për gjetjen e 16-vjeçarit, u angazhuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe në bashkëpunim me familjarët, trupi është gjetur i pajetë nga peshkatarët e zonës.