Politika Greqia marrëveshje kufitare me Italinë, precedent që ndihmon dhe marrëdhëniet me Shqipërinë

Greqia marrëveshje kufitare me Italinë, precedent që ndihmon dhe marrëdhëniet me Shqipërinë

Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias dhe homologu i tij italian Luigi Di Maio nënshkruan të martën një marrëveshje për kufijtë detarë që përcakton një zonë ekskluzive ekonomike (EEZ) midis dy vendeve.

Marrëveshja, e cila u nënshkrua nga dy ministrat e jashtëm gjatë një vizite të Di Maio në Athinë, është një shtojcë e një marrëveshje të vitit 1977, i hap rrugën Greqisë dhe Italisë për të eksploruar dhe shfrytëzuar burimet detare.

Kjo marrëveshje  gjithashtu hap rrugën që Greqia të arrijë një dakordësi të ngjashme me Shqipërinë. “Përcaktimi i zonave detare me të gjithë fqinjët tanë në kontekstin e ligjit ndërkombëtar është një objektiv i qëndrueshëm për Greqinë”, tha Dendias pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Në një konferencë për shtyp, herët gjatë ditës, zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas e përshëndeti marrëveshjen si “një zhvillim i rëndësisë historike“.

Marrëveshja vjen midis tensionit në rritje mes Greqisë, Qipros dhe Turqisë dhe gjithashtu pasi Ankaraja nënshkroi një marrëveshje polemike me qeverinë me bazë Tripoli në Libi që pretendon se i jep asaj të drejta eksplorimi dhe shpimi në pjesë të Mesdheut Lindor.

Dendias dhe Di Maio ishin takuar në Romë në shkurt për të diskutuar bashkëpunimin e mëtejshëm midis dy vendeve në sektorin e energjisë në Mesdheun lindor, ku Greqia dhe Italia janë partnerë në projektin e gazsjellësit EastMed. Marrëveshja EEZ kishte qenë në negociata për disa vjet pasi të dy palët kanë shpërndarë detajet, veçanërisht në lidhje me rezervat e shprehura nga Roma për të drejtat e peshkimit në Detin Jon./ Ekathimerini