Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi pas postimit të kryeministrit Rama për Eurobondin, duke thënë se kreu i qeverisë mburret me marrjen e një borxhi të ri.
Sipas kryedemokratit, tashmë qeveria po iu vendos qytetarëve një barrë të re pas “detyrimeve të prapambetura dhe koncensioneve abuzive”.
“Shqipëria e zhytur në borxhe kurse KM mburret se merr borxh të ri!!! Me nivel borxhi 74%, me detyrime të prapambetura 600 mln euro, me koncesione abuzive 2,2 mld euro dhe me krizën më të thellë ekonomike me rënie 9%, sot mburret se po i shton çdo shqiptari edhe një barrë të re!
Ka ardhur koha për ta larguar RAMAVIRUSIN që e zhyti ekonominë në krizën më të thellë, që mbylli bizneset, shpunësoi e largoi shqiptarët. Ka ardhur koha për të parë përpara dhe për ta bërë Shqipërinë vend normal e të zhvilluar”, shkruan Basha.