Një njeri i “trafikuar” që vdiq pas një zjarri në një “fabrikë kanabisi” është identifikuar si Margarit Xhindi. BBC shkruan se Xhindi, nga Shqipëria, vdiq në spital një ditë pas zjarri që ra më 4 qershor në një ndërtesë në Brierley Hill, Dudley.
43-vjeçari u nxor nga ndërtesa së bashku me një burrë tjetër rreth të 20-ve, gjithashtu shqiptar. Familja e z. Xhindi tha se ai ishte “babai i mrekullueshëm i tre fëmijëve”.
Deklarata e tyre shtoi: “Ai kishte punuar shumë në jetën e tij për të siguruar familjen. Margariti ka prekur zemrat e të gjithëve që e njohën atë dhe ne jemi shkatërruar nga një lajm i trishtuar”.
Policia në West Midlands tha se besonte se të dy burrat ishin trafikuar në Britani të Madhe dhe “po mbaheshin në fabrikën e drogës kundër vullnetit të tyre”.
Ndërtesa ishte e bllokuar, tha policia, që do të thotë se burrat nuk kishin asnjë mënyrë për të shpëtuar.
Inspektori Jim Mahon tha: “Vdekja e z. Xhindi është thjesht tragjike. Ne jemi duke punuar me kolegë nga shërbimi zjarrfikës për të zbuluar shkakun e zjarrit.
Ne jemi gjithashtu në procesin e kryerjes së një ekzaminimi të hollësishëm mjekoligjor të vendit të ngjarjes për të provuar dhe identifikuar se kush ishte i përfshirë në kanabis [në rritje] dhe si pjesë e kësaj, ne po kryejmë vëzhgime të gjera të kamerave të sigurisë në zonë”.
“Një dron po fluturonte mbi njësi kur zjarri filloi së pari dhe ne tani kemi folur me pronarin që po na ndihmon në hetimin tonë.”