Operacioni Forca e Ligjit iu ka dërguar formularët e vetëdeklarimit për burimin e pasurisë katër personave në Tiranë, Vlorë dhe Shkodër. Pasurinë duhet ta justifikojnë Endrit Zela, Genc Ferhati, Igli Memaj dhe Nelson Hysa.
Zela, me banim në Tiranë ka qenë i dënuar për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie” e kryer në bashkëpunim.
Ferhati, edhe ky gjithashtu nga Tirana, është i dënuar për “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”.
Për Memajn, banues në Vlorë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për vrasje.
Hysa, me banim në Shkodër, ish-Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën “Arrest në burg”, për Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.